“Entertainment Studios” publikoi online trailerin e ri të filmit sci-fi “Replicas”, me protagonist Keanu Reeves. Nuk është publikuar ende data e debutimit në kinematë amerikane. Filmi tregon atë që i ndodh neuro-shkencëtarit William Foster (Keanu Reeves), një studiues brilant i cili është në hapat e fundit të transferimit të ndërgjegjes njerëzore tek një kompjuter. Ndërsa është duke përfunduar projektin, familja e tij ndahet nga jeta në një aksident automobilistik. Foster provon i dëshpëruar për të risjellë në jetë të dashurit e tij duke përfshirë kolegun Ed Whittle (Thomas Middleditch), duke e ndihmuar që të klonojë trupat e tyre duke krijuar disa kopje. Ai do të gjendet përballë një zgjedhjeje të dhimbshme kur zbulon se mund të risjelle në jete tre nga katër familjarët e ndarë nga jeta.

Source: Televizion