Jessica Simpson është bërë nënë përsëri, duke sjellë në jetë një vajzë, shkruan CNN. Këngëtarja, e cila është e martuar me ish-lojtarin e NFL, Eric Johnson, mirëpriti vajzën më 19 mars.

Simpson këtë njoftim e bëri përmes rrjetit Twitter, duke zbuluar edhe emrin e vajzës, të cilën e quajti Birdie Mae Johnson,

Çifti, i cili u martua në vitin 2014, ka edhe dy fëmijë të tjerë, Ace dhe një vajzë, Maxwell. Simpson kishte njoftuar për shtatzëninë në muajin shtator në “The Ellen DeGeneres Show”.

Source: Tendence