Dy javë pasi Sinead O’Connor deklaroi se ishte konvertuar nga e krishterë në myslimane, ka mbërritur dhe reagimi i parë i saj që i ka shokuar të gjithë fansat. Këngëtarja e njohur hyri në “Twitter” për të shkruar se njerëzit e bardhë si të neveritshëm. Në një postim në rrjetin social, O’Connor, e cila ka marrë emrin Shuhada’ Davitt që nga konvertimi i saj, shkruan:

Me vjen tmerrësisht keq. Ajo çfarë unë dua të them është kaq raciste saqë nuk e kisha menduar kurrë se shpirti im mund ta ndjente ndonjëherë. Por me të vërtetë unë kurrë nuk dua të kaloj më kohën me njerëz të bardhë. Ata janë të neveritshëm”.

Këngëtarja e hitit “Nothing Compares 2 U” është kritikuar nga komuniteti islamik për këtë deklaratë, duke i kujtuar asaj se të gjithë janë njerëz dhe se profeti Muhamed ka thënë se asnjë racë apo kombësi nuk ka superioritet karshi tjetrës.

Source: Tendence