Akuzat për ngacmim seksual dhe agresion ndaj Kevin Spacey kanë rënë zyrtarisht. Kështu shkruan media amerikane.

William Little, një kamerier 18-vjeçar në një lokal në Massachussets, e kishte paditur aktorin se në vitin 2016 i kishte blerë pije alkoolike dhe e kishte shoqëruar për në shtëpi. Gjatë rrugës, sipas tij, kishin ndodhur një sërë abuzimesh, të regjistruara me celular.

Ky fakt çoi në një procedim penal të aktorit, edhe pse ai ishte deklaruar i pafajshëm. Besueshmëria e të riut ishte vënë në dyshim, pasi kishte fshirë fotot dhe mesazhet e dërguara nga Spacey.

Avokati i aktorit kërkoi një version të plotë të të dhënave të celularit të të riut, gjë që nuk ndodhi asnjëherë, pasi djaloshi vendosi mos të flasë, sipas ligjit, duke tërhequr dhe padinë kundrejt Spacey.

Source: Tendence