Senati italian aprovoi amendamentin antipirateri. U dha “ok” për projektin për vendosjen e kamerave nëpër kinema, për të zbuluar ata që regjistrojnë filmat.

Filmat e regjistruar editohen, përmirësohet imazhi dhe më pas ngarkohen online, duke dëmtuar projektin e sapodalë kinematografik në treg.

“Camcording” është hapi i parë i publikimit online të filmit, në shkelje më ligjet për të drejtën e autorit. Hapat e tjerë janë fryt i shkarkimit të “file” të azhurnuar nga videot e vjedhura Blu-ray e DVD të filmave.

Source: Teknologji