Shqiptarja Ava Max gjendet në krye të top listave britanike me këngën e saj të fundit, shumë të suksesshme, “Sweet but psycho”.

Megjithatë, këngëtarja 24-vjeçare ka sjellë polemika me videon muzikore të këngës, në të cilën ajo luan një femër të fiksuar ndaj një burri.

Videoja është “një paketë që ndihmon për të inkurajuar dhe mbështetur stigmën”, sipas një letre të hapur nga Aleanca “Zero”, në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u del në ndihmë njerëzve depresivë dhe vetëvrasës.

Në këtë letër të kësaj Aleance thuhet: “Tekstet e këngëve dhe videot (që përmbajnë skena të dhunës dhe kërcënimit të paarsyeshëm që përfshijnë një shkop bejsbolli, shigjetat dhe thikat) nënvizojnë rastësisht perceptimet negative të shëndetit mendor – shkurtimisht është një paketë që ndihmon për të inkurajuar dhe mbështetur stigmën.

“Ne e kuptojmë se kjo nuk mund të jetë e qëllimshme, por edhe kur nuk ka për qëllim, përjetësimi i stereotipeve ekzistuese ka një ndikim disproporcionalisht negativ që përforcon stigmën; dhe stigma është e keqe. Është shtypëse dhe tjetërsuese me potencial kërcënues për jetën. Stigma inkurajon njerëzit që të mbyllen, duke i penguar ata që të kërkojnë ndihmë. Më keq akoma, stigma mund të ndalojë njerëzit vetëvrasës që t’ia arrijnë këtij qëllimi kur ata janë në pikën më të ulët dhe më të prekshme”.

Videoja duket se tregon historinë e një femre të fiksuar te një burrë, kur e sheh atë duke u puthur me një femër tjetër.

Ajo pastaj e drogon njeriun dhe e terrorizon me një shumëllojshmëri armësh.

24-vjeçarja Ava Mac ka arritur të dëgjohet mbi 267 milionë herë në platformën më të madhe të muzikës, “Spotify” me këtë hit.

Këngët tjera të saj “Singles My Way” dhe “Slippin” nuk kanë gëzuar pothuajse të njëjtin sukses si mega-hiti i saj ndërkombëtar, “Sweet but psycho”.

Source: Tendence