Ylli i “Percy Jackson”, Logan Lerman ka hyrë në negociata për te luajtur një rol të rëndësishëm në serialin historik mbi nazizmin, “The Hunt”, i prodhuar nga Jordan Peele për “Amazon Studios”.

Seriali televiziv, i frymëzuar nga ngjarje reale, është ambientuar në New York-un e vitit 1977. Logan Lerman do të interpretojë Jonah Heidelbaum, një të riu gjyshja e të cilit vritet në mënyrë barbare nga një misterioz që kishte hyrë në apartamentin e tyre. Kërkimi për të gjetur përgjegjësin e ngjarjes do të çojë Jonah në rrethin e një grupi misterioz individësh, të vendosur për të kërkuar drejtësi, pasi kanë zbuluar që qindra zyrtarë nazistë jetojnë të qetë në ShBA.

David Weil është personi që ka krijuar tërë fabulën dhe që do ta përshtatë atë si një rrëfim kinematografik për “The Hunt”. Producentë janë emrat e njohur të Ëin Rosenfeld, Tom Lesinski dhe Jenna Santoianni.

Source: Televizion