David Benioff dhe D. B. Weiss krijuesit e “Game Of Thrones” janë ende duke e ndjerë efektin e “dështimit” të sezonit të fundit të këtij seriali. Ndër të tjera ata kanë zënë vendin e parë si “shkrimtarë të këqij” në motorin e kërkimit “Google”.

Pak javë më parë, “Reddit” lançoi një anketë për fansat që të votonin, bashkangjitur foton e Benioff dhe Weiss. Tani, ata kryesojnë klasifikimin si “Shkrimtarët më të këqij”.

Edhe pse morën një lumë me kritika nga fansat e çmendur të serialit “Game Of Thrones”, Beioff dhe Weiss, kanë shkruar skenarin për filmin “Gemini Man” të Will Smith me regji të Ang Lee, i cili pritet të dalë në kinema më 4 tetor.

Source: Televizion