Fakti i të qenit një personazh i njohur dhe i famshëm në kinema, sport apo modë nuk është një garanci që automatikisht mund të kihet sukses dhe në fushën e muzikës. “Insider” listoi klasifikimin e yjeve që kanë tentuar në këngë, por ka qenë një dështim i plotë.

Scarlett Johannson

Në vitet 2008-2009 aktorja publikoi dy albume, “Anywhere I Lay My Head”, me përpunime të Tom Waits, dhe një tjetër bashkëpunim me Pete Yorn. Gjithashtu ka kënduar dhe në disa kolona zanore. Por, nuk ka pasur sukses dhe e la atë rrugë.

Kobe Bryant

Ish-ylli i Lakers ishte pjesë e grupit “CHEIZAW” me kontratë me “Sony Entertainment”. Duke pasur një karrierë të ndritur në NBA, studioja e përqendroi vëmendjen vetëm te Bryant. Kur kënga “K.O.B.E.” nuk çau, albumi “Visions” nuk u publikua. Në fund të viteve 2000 Bryant u largua nga “Sony”.

Robert Downey Jr.

I shtyrë nga rezultati i mirë i kolonës zanore ku këndoi dhe sidomos në versionin e “River” të Joni Mitchell në serialin “Ally McBeal”, në vitin 2004 aktori provoi të publikonte albumin “The Futurist”, por ishte një dështim.

Tom Hardy

Në vitin 2011, aktori zbuloi se kur ishte adoleshent kishte eksploruar repin, edhe pse nuk kishte publikuar asgjë. Por, në internet gjen gjithçka dhe më 2018-n doli një regjistrim i vjetër në “Reddit”, që tani është hequr.

Kim Kardashian

Debutimi muzikor i showgirl-it nisi në vitin 2011 dhe zgjati vetëm një këngë, “Jam (Turn It Up)”, shoqëruar me videoklip. Tre vjet më vonë deklaroi se ishte penduar për atë projekt, fitimet prej të cilit shkuan për “St. Jude Children’s Research Hospital”.

Gwyneth Paltrow

Aktorja ka nxjerrë disa këngë, përpunime të artistëve të tjerë, por asnjë album. Në vitin 2010 përdori aftësitë e saj vokale për filmin “Country Strong” dhe më pas në “Glee”.

Shaquille O’Neal

Ish-ylli i NBA debutoi në skenën rep në vitin 1993, me albumin e tij të parë “Shaq Diesel”, duke arritur dhe në pozicionin 25 në hit parade. Ndër vite ka bashkëpunuar me reper si The Notorious B.I.G. Ka publikuar katër albumë. I pesti duhet të dilte në vitin 2001, por u anulua.

Naomi Campbell

Kur tentoi karrierën muzikore në vitin 1994, modelja u masakrua nga kritika. I pari dhe i vetmi album “Baby Woman” u shit vetëm në 175 kopje. Por, pavarësisht dështimit, nuk ka hequr komplet dorë, por duke dalë në videoklipet e Madonna, Jay Z e “Duran Duran”.

Source: Tendence