Fansat e prisnin prej shumë kohësh dhe më në fund edhe Lady Gaga iu fut biznesit të produkteve të bukurisë.

Koleksioni “Haus Laboratories” do të përfshijë edhe kit për makijazh që kombinojnë më shkëlqyesit e buzëve dhe do të jenë plot ngjyra e jetë.

Gjatë një interviste, Gaga tha se shpreson që marka e saj të jetë antitezë e bukurisë joreale të krijuar nga filtrat e rrjeteve sociale: “Haus” është si e shikon ti veten, bukuria është si e shikon ti veten, me rregullat e tua”.

Ashtu si dhe në skenë edhe në prezantimin e produkteve të saj Lady Gaga vjen ndryshe, i reklamon përmes një videoklipi.

Source: Tendence