Dan Deckert dhe Kika Mevs, u takuan në shkollën e arkitekturës në Atlanta dhe në vitin 2013 ata vendosën që të jetonin bashkë. Por ndryshe nga sa mund të pritej nga një çift arkitektësh, ata hoqën dorë nga profesioni i tyre për të ndjekur ëndrrën e përbashkët, udhëtimin nëpër botë. Me paratë që kishin ata blenë një varkë për 3000 dollarë dhe hapën një kanal në Youtube duke u kërkuar ndjekësve që t’u financonin rreth 1000 dollarë në muaj për të përballuar udhëtimet. Çifti tashmë ka më tepër se 80 mijë ndjekës në Youtube e videot dhe e tyre janë më tepër se 10 milionë herë ë shikuara, e me të ardhurat e tyre tashmë jo vetëm që përballojnë udhëtimet, por u dalin edhe për të ndarë paratë mënjanë.

Source: Tendence