Liam Gallagher, ish-“Oasis”, është në telashe. Policia në Londër e ka marrë në pyetje lidhur me dhunën ndaj të dashurës së tij.

Këngëtari britanik është filmuar nga kamerat e një lokali, ngjarje e ndodhur në gusht, ku duket se e kap për fyti ish-asistenten personale, tani e dashura, Debbie Gwyther.

Në fakt, vajza nuk e ka denoncuar ngjarjen. “The Sun”, që publikoi dhe lajmin, shkruan: “Një mal me gënjeshtra”. Por, pavarësisht kësaj, ngjarja po hetohet dhe këngëtari është marrë në pyetje, pasi policia pa të arsyeshme që kishte material për dhunë private. Sipas disa dëshmitarëve, atë natë Gallagher kishte bërtitur në publik, “është faji asaj shtrigës”, ndërsa dëbohej nga lokali.

46-vjeçari Gallagher do të jetë i lirë, deri në daljen e rezultateve të hetimit.

Source: Tendence