U shpërnda në streaming traileri zyrtar i “Love, Antosha”, filmi dokumentar dedikuar jetës dhe karrierës së Anton Yelchin, aktori i ri dhe i talentuar, i cili u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare, në një aksident me makinën.

Chris Pine, kolegu i Yelchin në sagën “Star Trek” të J.J. Abrams, mbajti një fjalim për mikun e ndjerë: “Jemi të gjithë këtu për Anton. Ishte një ndër miqtë e mi më të mirë. Filmi është i jashtëzakonshëm dhe tregon të gjitha anët e ndryshme të një personi, një personi që njihja, kurioz, kompleks, interesant, por dhe i çuditshëm”.

“E kemi parë të rritej”, -vijoi Pine. “E pamë të bëhej gjithnjë e më i çuditshëm, më kureshtar kundrejt muzikës, letërsisë dhe fotografisë. Është prekëse të shohësh sa shumë dashuri kishte mes tij dhe prindërve, ishte shumë i lidhur me ta. Ishte një i ri që nuk kishte frikë dhe dëshirë për t’u limituar, kishte një pozitivistet të pafund dhe një energji jo të zakonshme për jetën”.

Source: Televizion