Zëra të filtruar, tinguj sintetikë, atmosferë ekzotike, ritme latine, inserte muzike klasike. Ky është “Madame X”, albumi i shumëpritur i Madonna-s, që tashmë është i disponueshëm në dyqane dhe në streaming.

Mbretëresha e popit nuk ka frikë të guxojë dhe të eksperimentojë zgjedhje të papërdorura më parë.

Madonna punoi për rreth një vit për albumin, ku ka shumë bashkëpunime, në këngë që tashmë i ka publikuar dhe kanë pasur shumë sukses. Me një prej tyre u paraqit dhe në Eurovizion.

Source: Tendence