Madonna u detyrua të shtyjë startimin e turneut “Madame X”, për shkak të problemeve me produksionin.

“New York Post” shkruan se dy koncertet e para në “BAM Howard Gilman Opera House”, në Brooklyn, më 12 e 14 shtator u spostuan për më 10 e 12 tetor. Ndërsa data e 15 shtatorit është anuluar.

“Madame X” është një perfeksioniste”, -tha Madonna në një komunikatë. “Dëshiron të ofrojë eksperiencën muzikore më unike e magjike. Nënvlerësoi kohën që duhej për të organizuar këtë eksperiencë intime teatrale dhe dëshiron që të jetë perfekte. Faleminderit për mirëkuptimin”.

Source: Tendence