“Martesa” është filmi me të cilin Kosova do të përfaqësohet në “Oscars”, në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

I realizuar në shqip, “Martesa” është një dramë romantike me skenar dhe regji të Blerta Zeqirit, fituese e dy çmimeve në “Tallinn Film Festival”.

Fabula përqendrohet në një trekëndësh të pazakontë dashurie pak ditë para ceremonisë së martesës. Anita dhe Bekim janë në mes të përgatitjeve për ditën e dasmës. Pavarësisht pengesave dhe problemeve familjare, prindërit e Anitës janë ndër të zhdukurit e luftës, ata duken të lumtur. Çështja ndërlikohet kur shfaqet ish-i dashuri i Bekimit.

Lista finale e filmave të nominuar do të shpallet më 22 janar 2019, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” pritet të zhvillohet më 24 shkurt 2019.

Source: Televizion