Lajmi për një “Matrix 4” entuziazmoi shumë fansa të sagës, sidomos që filmi do të shkruhet dhe drejtohet nga Lana Wachowski dhe se protagonistë do të jenë sërish Keanu Reeves e Carrie-Anne Moss, në rolet  e Neo e Trinity.

“Variety” shkroi se do të ketë dhe një Morpheus të ri në moshë. “Warner Bros.” po kërkon një aktori të ri për të interpretuar rolin, duke përjashtuar kështu mundësinë e përfshirjes së Laurence Fishburne.

Duke marrë parasysh talentin vizionar të Lana Wachowski, futja e karakterit të Morpheus në rini të tij mund të jetë pjesë e çdolloj konteksti, pa përjashtuar edhe një përfshirje të Fishburne.

Source: Televizion