Aktori Johnny Depp së fundmi ka pohuar se ish-bashkëshortja e tij e cila e akuzoi për dhunë fizike dhe mendore i ka shkruar një letër dashurie para se divorci i tyre të përfundonte.

Kjo letër e cila mbahet nga gjykata e “Fairfax Country” në Virginia zbulon se Amber i’u drejtua Depp me fjalët më të ëmbla. Në këtë dokument theksohet se ata duhet ta kishin nën kontroll martesën e tyre dhe se ka qenë pikërisht ai i cili ka kërkuar divorcin.

Amber, e cila është treguar mjaft e ashpër me Johnny Depp në media, duket se i ka shprehur atij edhe një herë dashurinë, madje i ka kërkuar falje nëse e ka lënduar.

“Ti dhe unë e kemi nën kontroll, ne e duam njëri-tjetrin. Të kërkoj falje nëse të kam lënduar”, – kanë qenë fjalët e saj të fundit para se lidhja e tyre të përfundonte një herë e mirë.

Source: Tendence