Basisti i “Metallica”, Robert Trujillo deklaroi se grupi metal pritet të nxjerrë një album të ri.

Konfirmimi vjen dhe nga kitaristi Kirk Hammett, gjatë një interviste për revistën australiane “Mixdown”, ku deklaroi: “Kanë kaluar tre vjet nga “Hardwired” dhe duhet të jemi më të fokusuar e të hyjmë në studio sa më shpejt të jetë e mundur. Kam materiale me shumicë, tonelata mund të them. Jam gati të nisim në çdo moment”.

Hammett tha se më parë grupi publikonte nga një album në vit, më pas “Kiss” filluan çdo tetë muaj, por asnjë nuk pret tetë vjet si “Metallica” mes “Death Magnetic” e “Hardwired…To Self Destruct”. “Asnjë nga ne nuk ndihet mirë që kaloi kaq shumë kohë, sepse ishte vërtet shumë. Këtë herë shpresoj të evitohet kjo distancë e madhe”.

Source: Tendence