Lëvizja #MeToo nisi të japë frytet kinematografike. Çështja e ngacmimeve seksuale që përfshiu “Fox News” do të bëhet film, prodhuar nga Charlize Theron.

Malcolm McDowell është zgjedhur për të interpretuar Rupert Murdoch në filmin që do të tregojë për skandalin që çoi në fundosjen e Rogert Ailes. Projekti do të përqendrohet mbi një grup nëpunësesh që penguan seksizmin e “Fox News”, duke rrëzuar zotërinë e fuqishëm të lajmeve.

Në kastin e aktorëve janë edhe Nicole Kidman, që do të interpretojë Gretchen Carlson, gruaja që paditi Ailes për ngacmime në korrik 2016, Charlize Teron do të jetë Megyn Kelly, një yll i rrjetit televiziv, që vendimi për ta publikuar historinë e abuzimeve bëri kthesën e çështjes, si dhe Margot Robbie do të jetë një personazh i trilluar, një producente e asociuar e “Fox News”.

Source: Televizion