Milla Jovovich do të jetë protagonistja e filmit “Monster Hunter”. “Capcom” publikoi për herë të parë këtë video-lojë në vitin 2004 dhe ka pasur një rritje të madhe që nga ajo kohë. Në fillim të këtij viti, publikimi i fundit “Monster Hunter World” u bë video-loja më e shitur e kësaj kompanie.

Në këtë film, premiera e të cilit do të jetë në vitin 2020, krijesat do të jenë me dimensione shumë të mëdha, disa prej tyre më të mëdhenj se një lagje normale. Mostrat do të jetojnë nën tokë, por do të ketë edhe dragonj fluturues dhe merimanga gjigante.

Source: Televizion