Kur u transmetua episodi i fundit “Game of Thrones” kush nuk arriti ta shikonte dot direkt nuk e pati të lehtë. Për orë të tëra, lajme lidhur me serialin pushtuan uebin, gjë që bëri që disa të merrnin një vendim drastik; mjaft më!

Ndoshta së shpejti nuk do të ketë më nevojë që të merret vesh finalja pa e parë ende. Do të mendojë inteligjenca artificiale për këtë.

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në bashkëpunim me “Amazon” pritet të prezantojnë në Itali “SpoilerNet”, që është në gjendje të njohë “spoiler”-ët në recensionet online të librave, programeve televizive dhe filmave.

Hulumtuesve u lindi ideja për të shfrytëzuar një algoritëm lajmërues automatik që kupton në çfarë mënyre njerëzit i shkruajnë “spoiler”-ët: nëse ka skema gjuhësorë apo shprehje të veçanta, që mund të përdoren për të identifikuar thënien para kohe të një detaji.

Source: Teknologji