“Më imagjinoni krah një djali 20 vjet më të ri, sado i bukur të jetë ai? Do ta shihja vetëm si bir”.

Aktorja Monica Belluci nuk ia ka kursyer ironinë ish-bashkëshortit Vincent Cassel, në lidhje me martesën me një vajzë 30 vjet më të re.

Cassel dhe Belluci u divorcuan në vitin 2013, ndërsa aktori u martua sërish në gusht me Tina Kunakey, 21 vjeçe.

Në një intervistë për revistën “Elle”, Belluci e ka komentuar përciptazi këtë lidhje.

“Më imagjinoni krah një djali 20 vjet më të ri, sado i bukur të jetë ai? Do ta shihja vetëm si bir. Ne duhet ta bëjmë dallimin mes instinkteve dhe mënyrës se si duhet t’i menaxhojmë, sepse në rast të kundërt do të ishim njësoj si kafshët”.

Megjithatë, Belluci ka nxituar ta rregullojë deklaratën për babanë e dy vajzave të saj, duke shtuar se “Ky nuk është një gjykim moral. Dashuria nuk njeh ligje”.

Source: Tendence