“Samsung” prezantoi versionin e parë komercial të ekraneve të teknologjisë MicroLED. Quhet “The Ëall Luxury”, pra një faqe luksoze muri.

Ekrani dhe përmasa të personalizuara, që variojnë nga 73 polsh me rezolucion 2K deri në 292 polsh me rezolucion 8K. Trashësia arrin deri në 30 milimetra.

MicroLED-t janë vetëlëshues si OLED-t, por përdorin materiale inorganike. Ata formojnë panele të përbëra nga pllaka, sipërfaqet e të cilave përmbajnë pixel të vogla të formuara nga një treshe RGB që filtron dritën blu të LED-it bazë. Për çdo piksel, tre MicroLED shumë të vogla ndriçojnë në mënyrë të pavarur subpixel, të cilët kanë një kontroll individual të shkëlqimit. Nuk duhet të ngatërrohet me MiniLED, të cilat kanë nevojë për praninë e një paneli LCD.

Source: Teknologji