Natalie Portman rikthehet në sagën e “Thor” dhe bëhet një superheroinë. Aktorja që në dy filmat e parë të “Marvel” ka interpretuar astrofizikanen Jane Foster, dashuria tokësore e Thor, nuk deshi të merrte pjesë në episodin e tretë të sagës.

Tashmë ylli i Hollywood-it do të rimarrë rolin e të dashurës së superheroit të interpretuar nga Chris Hemsworth. Kësaj herë Jane do të jetë e afte të kontrollojë edhe çekiçin Mjolnir dhe do të transformohet në versionin femëror të Thor. Filmi “Thor: Love and Thunder” do ta ketë premierën në nëntor të vitit 2021.

Source: Televizion