U nda nga jeta në moshën 54-vjeçare aktorja e njohur meksikane Edith Gonzalez. Ajo ishte diagnostikuar tre vite më parë me kancer dhe pavarësisht terapive intensive nuk mundi të fitojë luftën me sëmundjen.

Edith Gonzalez u bë e njohur për publikun shqiptar me telenovelën “Salome”, ku interpretonte personazhin kryesor.

Në karrierën e saj të gjatë, të nisur që në vitin 1970, Gonzalez numëron me dhjetëra role në filma dhe telenovela të njohura në mbarë botën.

Source: Tendence