Të hënën më 17 shtator në Akademinë Marubi nis “International Human Rights Film Festival.

Edicioni i 13-të i IHRFF vjen me një përzgjedhje prej 43 filmash tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi dhe tek Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, çdo ditë duke filluar nga ora 18:00. Filmi kryesor i çdo mbrëmje me të ftuar dhe debate.

Festivali do të hapë siparin me dokumentarin “IUVENTA”, me regji të Michele Cinque.

Hyrja falas dhe filma të titruar në Shqip dhe në Anglisht.

Source: Televizion