“Netflix” lançoi aleancën Post Technology dhe një logo, që do të identifikojë se programimi i tij origjinal plotëson specifikimet teknike dhe të ofrimit të platformës.

“Post Technology Alliance” do të veprojë si një kanal për “Netflix”, për të mbështetur krijuesit dhe partnerët e teknologjisë për funksionet e reja, në mënyrë që artistët mund të shpenzojnë energjinë e tyre për atë që ka më shumë rëndësi, narracioni. Kështu e shpjegoi kompania risinë në këtë drejtim.

“Prodhuesit e produkteve që mbajnë këtë logo janë të lidhur ngushtë me “Netflix”. Ata kanë qasje të hershme në planin tonë teknik dhe bashkëpunojnë me ne për mbështetjen teknike, trajnimin dhe përditësimet”, – sqaruan përfaqësuesit e platformës streaming.

Anëtarët e parë të aleancës përfshijnë liderët e industrisë në katër kategori: kamera, redaktimi kreativ, gradimi i ngjyrave dhe packaging IMF, përfshirë produktet nga Adobe, Arri, Blackmagic Design, Canon, Colorfront, Fraunhofer IIS, Filmlight, Marquise Technologies, MTI Film, Ownzones , Panasonic, Red Digital Cinema, Rohde & Schwarz dhe Sony.

Source: Teknologji