“Netflix” po teston shërbimin për përzgjedhjen e rastësishme, të filmave apo serialeve të popullarizuar, për t’u dhënë shikuesve eksperiencë sa më të përgjithshme.

Nëse aktivizohet ky opsion, shikuesve do t’ju shfaqen filma të ndryshëm, që janë popullorë dhe të pëlqyer nga shikuesit. Fillimisht, ky opsion do të jetë vetëm për ata që përdorin aplikacionin “Android”.

Konsiderohet se opsioni do të jetë shumë i përshtatshëm, për ata që nuk ndalen së shikuari serialet e preferuara, megjithëse e dinë se çfarë ndodh në secilin prej episodeve, madje në detaje.

Source: Teknologji