Netflix tani ka filluar të rrisë çmimet e saj në Europë, duke filluar në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Lihtenshtajn.

Për momentin dy nga tre prej varianteve të saj të abonimit po bëhen më të shtrenjta në Gjermani, me përjashtim të nivelit bazë prej 7.99 eurosh, i cili mbetet i pandryshuar.

Çmimi i nivelit të mesëm, që përfshin kualitetin HD dhe përdorimin e njëkohshëm në dy pajisje, do të rritet nga 10.99 në 11.99 euro në muaj.

Shtresa më e shtrenjtë, e cila përfshin cilësi ultra-HD të imazhit dhe tinguj të cilësisë më të lartë, me përdorim të njëkohshëm në deri në katër pajisje, tarifa mujore shkon deri në 15.99 euro nga 13.99.

Klientët e rinj do të paguajnë çmimet në rritje menjëherë, për përdoruesit ekzistues rritja do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm. Kjo është rritja e dytë e çmimeve në Europë që nga gushti i vitit 2015.

Source: Teknologji