“Netflix” po teston shërbimin për përzgjedhjen e rastësishme të filmave apo serialeve popullorë, për t’i dhënë shikuesve eksperiencë sa më të përgjithshme.

Nëse aktivizohet ky opsion, shikuesve do t’u shfaqen filmat që janë më të pëlqyer nga shikuesit.

Për momentin, ky opsion do të jetë vetëm për ata që përdorin aplikacionin Android, ndërsa më pas pritet të aplikohet edhe për aplikacionet e tjera.

Projekti do të jetë aktiv fillimisht në disa vende dhe mendohet që nuk do të jetë i përhershëm.

Source: Teknologji