“Netflix” publikoi listën e televizorëve që garantojnë, sipas kompanisë, eksperiencën më të mirë të shikueshmërisë së programeve të pranishme në platformë. Bien në sy TV të tre markave.

Samsung: seria Q60R / Q70R / Q80R / Q90R / Q900R dhe modelet RU800, The Serif, The Frame

Sony: seria AG9, Bravia X85G / X90G;

Panasonic: seria Viera GX700 / GX800 / GX900.

Modelet u zgjodhën sipas një sërë kriteresh që përfshijnë mundësinë për të pasur akses në katalog në pak sekonda, lehtësia e përdorimit të internetit brenda interfashës grafike dhe pasja e versionit të fundit të aplikacionit zyrtar.

Lista nuk përjashton shikueshmërinë e programeve të platformës edhe në televizorë të tjerë, por sipas “Netflix” në këto modele eksperienca e shikueshmërisë është më e mira e mundshme.

Source: Teknologji