Nicolas Cage mendon se aktori i ri që do të portretizojë Superman duhet t’i japë më emocion rolit. Cage nuk është vetëm një fans i madh i Superman, por gjithashtu ka qenë shumë afër interpretimit të Njeriut të Hekurt në ekranin e madh në filmin e parealizuar të Tim Burton, “Superman Lives”. Filmi do të frymëzohej nga “The Death of Superman” dhe u anulua tre javë para nisjes së xhirimeve në vitin 1998.

Cage theksoi se regjisori i zgjedhur për projektin e ri të Superman është po aq vital sa aktori që do të interpretojë Djalin e Fundit të Krypton. Kujtojmë se pas largimit të Henry Cavill, në rrjete sociale ka shpërthyer një lumë kërkesat ndaj “Warner Bros.” që Nicolas Cage të zëvendësojë Henry Cavill në rolin e Superman, duke e parë atë si shpëtimtarin e këtij personazhi, që me interpretimin e britaniku nuk ka pasur sukses të madh.

Source: Televizion