Një ndër serialet “crime” më të dashura të të gjitha kohërave, nga 12 deri më 25 gusht do të ketë një kanal tërësisht dedikuar. “FoxCrime” do të shndërrohet në “FoxCrime NCIS”.

Kanali do të transmetojë 24 orë në 24 çështjet më përfshirëse dhe më të ndjekura të njësisë speciale të Antikrimit të Marinës, më të njohur në Washington.

“NCIS” është seriali dramë më i ndjekur në të gjithë botën, me agjentin Gibbs (interpretuar nga Mark Harmon) në krye të seksionit Naval Criminal Investigative Service, që angazhohet me hetimet mbi krimet ku përfshihen anëtarët e Marinës ushtarake amerikane.

Në rreth dy javë transmetim të pandërprerë do të transmetohen 144 episode, që nga sezoni 10 deri në atë 15.

Source: Televizion