“Panama Papers” i Steven Soderbergh do ta ketë premierën në Festivalin e Filmit në Venecia më 1 shtator, më pas do të zbarkojë në “Netflix” më 29 nëntor.

I bazuar në librin “Secrecy World”, i gazetarit Jake Bernstein, që ka fituar çmimin “Pulitzer”, filmi tregon historinë e skandalit të “Panama Papers”, mbi 11 milionë dokumente konfidenciale të studios ligjore “Panama Mossack Fonseca” që mbanin informacione të detajuara mbi 214.000 shoqëri offshore që merreshin me aktivitet riciklimi, që u publikuan fillimisht në “Süddeutsche Zeitung” në vitin 2015, më pas në Këshillin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë.

“Panama Papers” ka një kast aktorësh që s’kanë nevojë për prezantim; Meryl Streep, Antonio Banderas, Gary Oldman, Sharon Stone, Alex Pettyfer, James Cromwell, Jeffrey Wright, David Schwimmer e Melissa Rauch.

Source: Televizion