Jo vetëm që ka arritur të jetë e famshme ndërkombëtarisht, por gjithashtu është konsideruar si një ndër artistet më me influencë për vitin 2018.

Sukses pas suksesi dhe rrëmbimi të një sërë çmimesh në eventet më të rëndësishme në industrinë e muzikës, duket se arritjet për këtë vit ende nuk kanë fund për Dua Lipën.

Me anë të një njoftimi në historinë e “Instagram”-it, këngëtarja 23-vjeçare shumë e lumtur ka rrëfyer se bashkëpunimi i saj me Calvin Harris është kënga më e dëgjuar në MTV për vitin 2018.

“One Kiss” ka arritur të jetë kënga dhe klipi më i preferuar i publikut për këtë vit dhe ka qenë fillimisht MTV që e ka bërë të ditur këtë lajm.

Source: Tendence