“Paramount” ka nisur punën për filmin e ri “Paranormal Activity”, ku një familje terrorizohet nga një demon. Filmi i parë ishte një sukses shumë i madh, ku më pas u realizuan edhe pesë të tjerë.

Ajo që përcakton ekskluzivitetin e “Paranormal Activity” është se përdor “filmimet e gjetura” për të treguar historinë e saj duke përdorur një sërë kamerash të sigurisë të krijuara brenda shtëpisë së familjes. Është ky konfigurim që e bën çdo film të duket realist.

Duke marrë në konsiderate se këto filma kanë një buxhet të ulët, në total kanë arkëtuar në të gjithë botën rreth 900 milionë dollarë. Për momentin nuk ka detaje rreth kapitullit të shtatë të kësaj sage, por priten në ditët në vijim.

Source: Televizion