Dikur shoqe, por mes Paris Hilton dhe aktores Lindsay Lohan prej kohësh nuk ka një raport të mirë. Përballjet publike mes vajzave dhe deklaratat e tyre lënë shumë për të dëshiruar dhe madje Paris e ka quajtur atë gënjeshtare patetike, kjo pasi aktorja pohoi se Hilton e ka goditur atë me një pije duke i lënduar krahun

Situata mes tyre nuk ka ndryshuar aspak, madje Paris duket se me deklaratën e saj të fundit i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit. Moderatori Andy Cohen gjatë emisionit të tij i kërkoi Paris që të thotë tre gjëra të mira për Lindsay Lohan ndërkohë ajo nuk u kursye: “E lodhur dhe e turpshme!”

Source: Tendence