Alex Rodriguez është fotografuar më sy të nxirë kur u kthye në Miami me të fejuarën e tij Jennifer Lopez. 43-vjeçari, i cili i propozoi për martesë divës së muzikës vetëm pak ditë më parë, u fotografua në terminal pas kthimit nga udhëtimi romantik në Bahamas.

Ish-bejsbollisti duket se ka pësuar një goditje të rëndë në syrin e majtë, por nuk dihet shkaku. Pas lajmit të propozimit për martesë, një ish-koleg i tij deklaroi në media se Rodriguez e tradhton 49-vjeçaren me ish-bashkëshorten e tij.

 

Source: Tendence