Pas hyrjes së Idrid Elba në “The Suicide Squad”, flitet se dhe John Cena është në bisedime për të qenë pjesë e kastit të aktorëve.

Gjatë një interviste për “The Wrap”, ylli i WWE tha se për të do të ishte një mundësi shumë e mirë të ishte pjesë e filmit të shkruar dhe drejtuar nga James Gunn, por nuk dha më shumë detaje.

“Përpara se të bëhet zyrtare, ka shumë gjëra për të sistemuar, shumë detaje për të limuar. Kështu që, për momentin nuk mund të jap më shumë detaje. E vetmja gjë që mund të them është se nëse realizohet, do të jem i nderuar të bëhem pjesë e këtij projekti”.

Source: Televizion