Pas suksesit të madh në Britani, me sa duket, nuk do të ketë asnjë turne për “Spice Girls”. Sipas “Daily Mail”, projekti në Amerikë dhe Australi do të anulohet.

Faji? I Geri Halliwell, e cila, sipas medies britanike, nuk ka nevojë për para dhe turneun përtej oqeanit e shikon të vështirë për ta realizuar.

Nëse Victoria Beckham nuk pranoi që në fillim, tani edhe Geri distancohet. Mes vajzave nuk shkonte gjithçka vaj. Mel B foli për një flirt lesbike pikërisht me Halliwell dhe kjo e fundit nuk e mori dhe aq mirë, duke e mohuar kategorikisht.

Por, me sa duket, Geri ndjen shumë mungesën e familjes dhe nuk dëshiron të largohet shumë.

Për fansat që u ekzaltuan pas ribashkimit është një zhgënjim i madh.

Source: Tendence