Pas një 2018-te plot me suksese, Dua Lipa ka nisur punën për ta bërë edhe këtë vit të jashtëzakonshëm.

Këto ditë, këngëtarja me origjinë kosovare është parë në studio regjistrimi së bashku me Calvin Harris dhe këngëtaren suedeze Tove Lo.

Nuk është hera e parë që Dua bashkëpunon me Calvin. “One Kiss”, një ndër këngët më të dashura për fansat dhe tepër e vlerësuar, u përzgjodh si fituese e “MTV Summer Hits”.

Source: Tendence