“CBS Films” shpërndau në streaming, gjatë natës së ceremonisë “Grammy Awards”, spotin e parë zyrtar të “Pavarotti”, dokumentari i Ron Howard për tenorin e madh italian.

Projekti aktualisht është në fazë post produksioni dhe ekipi i Howard ka pasur akses të plotë në arkivin e familjes së Luciano Pavarotti-t, që nga intervistat deri te muzika “live”.

“Personaliteti i Pavarotti-t dhe zëri mahnitës bënë që të duartrokitej nga e gjithë bota gjatë karrierës së tij”, -pati deklaruar kohë më parë Ron Howard. “Tronditi botën e muzikës klasike dhe mbi të gjitha riktheu operën te njerëzit. Është e vështirë ta mendosh që kanë kaluar 10 vjet nga vdekja e Luciano-s. Përmes këtij filmi dokumentar patëm fatin të zbulonim magjinë dhe anën njerëzit pas artit të tij. Shpresoj të përcjellin të njëjtin emocion te spektatorët në të gjithë botën”.

“Pavarotti” është parashikuar të dalë në kinematë amerikane më 7 qershor 2019.

Source: Televizion