Edicioni i 76-të i Bienales së Venecias i atribuoi Pedro Almodovar “Luanin e Artë” për karrierën, “jo vetëm si regjisori spanjoll më i madh dhe ndikues pas Buñuel, por edhe si autori që është i aftë të ofrojë përshkrimin më të artikuluar, kontrovers dhe provokues të Spanjës post-frankiste”.

“Jam shumë i emocionuar dhe i nderuar për këtë dhuratë. Kam kujtime shumë të bukura në këtë event. Ky Luan do të bëhet maskota ime, së bashku me dy macet me të cilat jetoj. Një falënderim të thellë nga zemra për këtë çmim”, -tha Almodovar.

Regjisori spanjoll tha se debutimi i tij ndërkombëtar vjen prej pjesëmarrjes në Festivalin e Cannes, në vitin 1983, me “Dark Habits”: “Ishte hera e parë që nga filmat e mi udhëtonte jashtë Spanjës. Ishte pagëzimi im botëror dhe ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme, ashtu sikurse dhe rikthimi në vitin 1988, me “Women on the Verge of a Nervous Breakdown”.

Source: Televizion