Këngëtarja e famshme Pink është një mama krenare dhe këtë na e shfaq shpeshherë nëpërmjet fotove që publikon në rrjetet sociale. Megjithatë, së fundmi ajo është kritikuar ashpër pasi postoi një foto ku djali i saj 2-vjeçar ishte i zhveshur.

Në një intervistë për “The Ellen Show”, Pink rrëfeu se sa shumë u ndje e fyer dhe e sulmuar nga numri i komenteve negative që kjo foto mori. “Më kërcënuan dhe më ofenduan në mënyrën më të keqe. Kam qarë gjithë natën për një foto që kurrë nuk duhet të kishte marrë kaq shumë urrejtje” ,-tha ajo duke theksuar se që nga ky moment e tutje nuk do të shpërndajë më foto të fëmijëve të saj në rrjetet sociale.

Source: Tendence