Përmes një videoje, “HBO”-ja më në fund njoftoi datën zyrtare të premierës së sezonit 8 dhe të fundit të serialit “Game of Thrones”, që do të jetë 14 prilli.

Edhe pse sezoni i fundit do të ketë vetëm 6 episode, i paktë në numër krahasuar me të tjerët, ata do të kenë kohëzgjatjen e një filmi.

Fansave u është premtuar se do të ketë skenat më madhështore të betejave që janë parë ndonjëherë në ekran.

Por, edhe pse saga mëmë është drejt fundit, fansat e aventurave të George R.R. Martin do të kenë mundësi t’i vazhdojnë historitë, me një serial që u paraprin ngjarjeve aktuale.

Deri tani, “Game of Thrones” ka fituar 47 “Emmy Award” dhe ka pasur 128 nominime gjatë këtyre viteve.

Source: Televizion