Zëri është arma kryesore e muzikantëve për të bërë për vete fansat e tyre dhe është sfidë e madhe për ta kur ka ndonjë problem. Pas Bono të “U2” i ndodhi edhe Sam Smith.

Këngëtari britanik u detyrua të anulonte në moment të fundit performancën e “iHeartRaadio Music Festival”, pasi pati probleme me zërin, ndërsa bënte prova.

Moderatori Ryan Seacrest ua njoftoi lajmin jo të mirë fansave, duke u shpjeguar pamundësinë e Smith për të kënduar, pasi pati probleme me zërin gjatë provave.

Përfaqësuesit e këngëtarit lëshuan një deklaratë, duke thënë se Sam ndihet jashtëzakonisht keq që e ka të pamundur të performojë dhe u kërkon falje fansave.

Source: Tendence