“Online Unit” është një dyqan virtual, i cili mundëson shërbim 24 orë, në 7 ditë të javës.
Hapat që duhet të ndiqni:
Ju mund të kontrolloni detajet e përdorimit të Online Unit, si dhe kushtet e kontratës, në rubrikën “Terma dhe Kushte”.
Plotesimi i kontratës ju shërben për identifikimin tuaj në sistemin e Digitalb. Gjithashtu edhe për të pasur informacion të mjaftueshëm mbi kushtet e përdorimit të artikujve të Digitalb si dhe ato tuaja. Duke pasur kontratë me Platformën Digitalb, ju mund të bëheni përfitues i ofertave të ndryshme. Te dhenat tuaja do te ruhen sipas rubrikës “Terma & kushte”.
Abonimi i blerë s’mund të anulohet në asnjë rast. Për më shumë informacion, referohuni te pika “Kushtet dhe Termat”.
Ju mund të blini me një kartë Visa, Mastercard, të lëshuar nga çdo bankë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Siguria e veprimeve financiare është përgjegjësi e plotë e Raiffeisen Bank Albania. Ju mund të blini online gjithashtu, përmes llogarisë suaj në PayPal.
Produktet e DigitAlb mund të blihen nga çdo individ, pavarësisht vendndodhjes dhe bankës së cilës i përket Karta Elektronike Bankare që zotëron.
Ju mund të pasuroni abonimin tuaj në çdo kohë, duke blerë një nga Paketat e Abonimit Digitalb, duke bërë pagesën e diferencës në një nga pikat Digitalb UNIT në të gjithë Shqipërinë, të cilat mund t'i gjeni në Hartën Digitalb Unit.
Online Unit përdor teknikat më të përparuara për mbrojtjen e të dhënave. I gjithë komunikimi kryhet përmes protokollit të sigurt HTTPS me një kriptim të sigurt 256bit.
Digitalb: Shoqëria
"Digitalb" sh.a., me seli në Tiranë, me numër NIPT K41719004D, e cila kryen
aktivitet kryesisht në përhapjen e sinjalit televiziv dixhital sipas licencimit
të tij dhe ofron shërbime telekomunikimi me shikuesit e tij.
Kontratë: Është dokumenti
i cili nënshkruhet nga palët dhe e bën marrëveshjen mes tyre të jetë e lidhur në
formë të ligjshme.
Blerje Online: Do të
thotë blerje e produkteve apo shërbimeve të ofruara nga Digitalb nëpërmjet faqes
së internetit të Digitalb.
Faqja e internetit Digitalb: Është www.digitalb.al (në
vijim referuar faqja)
Data e hyrjes në fuqi:
Data e konfirmimit (pëlqimit) në formë elektronike të temave dhe kushteve të
përgjithshme nga blerësi.
Palët: Digitalb dhe blerësi, cili kryen blerjen online.
Pikë e Autorizuar Shitjeje: Janë të gjitha pikat e autorizuara të Digitalb, tek të cilat
ofrohen produktet dhe shërbimet e Digitalb kundrejt çmimeve zyrtare të këtij të
fundit, ku mund të nënshkruhet një kontratë në emër të Digitalb. Për t’u njohur
me hartën e pikave të autorizuara klikoni këtu.
Blerësi (Abonenti): Të gjithë personat fizikë që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe
disponojnë një letërnjoftim ose pasaportë, si dhe personat juridikë që
disponojnë një numër Nipti, që lidhin kontratë me Digitalb, për të bërë të
mundur përfitimin e shërbimit dixhital televiziv tokësor/satelitor vetëm për
përdorim vetjak, pa të drejtë rishpërndarjeje, duke pranuar kushtet e kësaj
kontrate. Abonimi kryhet me anë të përzgjedhjes së një pakete që përmban një
paketim të caktuar të disa kanaleve TV.
Produkt: Janë programe/kanale, televizive dhe jo televizive, të ofruara nga
Digitalb, ndaj çdo përdoruesi të një aparati marrës, Kartës Smart dhe abonimit
përkatës.
Aparati marrës: Është pajisje elektronike që përdoret për marrjen dhe përpunimin e
sinjalit tokësor, satelitor dhe të internetit, nga pika e transmetimit të
Digitalb me qëllim shfaqjen e përmbajtjes së komunikimit në aparatin televiziv
të përdoruesit.
Antenë: Antena televizive që përdoret për marrjen e sinjalit dixhital për
shërbimet televizive, si përditësime të programeve të aparateve marrës, shërbime
interaktive, etj. Antena satelitore parabolike, e cila shërben për marrjen e
sinjalit satelitor, ndërsa antena tokësore për marrjen e sinjalit tokësor e
optimizuar për shërbimet në bandën UHF.
Karta Smart: Kartë, që së bashku me aparatin marrës, mundëson hapjen e kanaleve
televizive dixhitale në aparatin televiziv të blerësit, gjatë periudhës së
abonimit. Kjo Kartë shitet së bashku me aparatin marrës në momentin e lidhjes së
kontratës nga Digitalb sh.a.
Abonimi: Aktivizimi i Kartës Smart kundrejt pagesës për një
periudhë të paracaktuar kohore dhe për një grup të caktuar kanalesh që Digitalb
ofron. Çmimi i saj ndryshon në varësi të kanaleve dhe afatit të shërbimit që
zgjedh përdoruesi, si dhe politikave të Digitalb.
Abonim tokësor/satelitor: Për të
verifikuar hartën e mbulimit me sinjal, klikoni këtu. Ju duhet të njiheni
detyrimisht me këtë hartë mbulimi përpara se të kryeni porosinë tuaj, për të
zgjedhur produktin e përshtatshëm. Me miratimin e kësaj kontrate, ju konfirmoni
shprehimisht se jeni njohur me hartën përkatëse të mbulimit me sinjal.
Instalim/montim: Shërbim instalim/montimi për aparatin marrës në banesë/njësi
shitje apo të tjera, nga njësi të specializuara dhe të autorizuara nga Digitalb.
Shërbimet e montimeve, instalimeve, apo edhe riparimet e defekteve të mundshme
të aparatit marrës, kryhen kundrejt pagesës, në bazë të çmimeve në fuqi të
vendosura nga Digitalb.
Servis: Shërbimet e
servisit janë njësi pranë Digitalb sh.a. apo palë të autorizuara nga Digitalb,
me qëllim kryerjen e shërbimit të riparimit të antenave satelitore dhe tokësore,
aparatit marrës dixhital kur ky nuk mund të kryhet nga vetë blerësi.
Aktivizimi: Procesi teknik që mundëson blerësin/abonentin të përdorë shërbimin
e përzgjedhur/blerë të ofruar nga Digitalb, pasi është pajisur me aparatin
marrës dhe Kartën Smart.
Anulimi/Përfundimi i abonimit: Koha dhe gjendja kur të gjitha shërbimet në të cilat abonenti
(blerësi) ka pasur akses janë anuluar/përfunduar, dhe nuk mund të përfitohen me
shërbim pa riabonim.
HDD: Ose ndryshe e referuar si Hard Disk
Drive, është pajisje e ofruar nga Digitalb, e cila e përdorur në kombinim me
aparatin marrës dhe Kartën Smart mundëson shërbime shtesë si: PVR dhe PushVOD,
TS etj.
PushVOD: Është një formë e teknologjisë VOD (video on demand, sipas
kërkesës), ku abonenti ka mundësi të konsumojë materialet video që ndodhen në
HDD-në e tij dhe që Digitalb i përditëson automatikisht në periudha të caktuara.
PVR: ”Personal video recording” është
teknologjia që mundëson blerësin/abonentin e pajisur me aparatin marrës
dhe HDD të regjistrojë pjesë të ndryshme nga kanalet dixhitale që Digitalb
ofron.
TS: “Time shift“ është
një formë e teknologjisë, e cila i jep mundësinë blerësit/abonentit të
ndalojë/të bëjë pause programin
në transmetimin linear në harkun e një ore, për ta riparë në një moment të dytë.
WiFi USB: Në rastin tonë është pajisje shtesë që mundëson lidhjen e aparatit
marrës me internetin.
Ofrimi i produktit për blerësin, kundrejt blerjes online
të aparatit marrës dixhital, Kartës Smart dhe kartës së abonimit (sipas
kategorisë së parapëlqyer prej tij) dhe pajisje të tjera ndihmëse.
Kjo kontratë hyn në fuqi datën e aktivizimit të kartës dhe do të
vazhdojë për të gjithë periudhën që abonenti/ blerësi do të jetë i
abonuar, pra do të ketë parapaguar shërbimin, në varësi të kategorisë që ai ka
zgjedhur. Në rast se blerësi blen vetëm aparatin marrës, kjo kontratë hyn
në fuqi ditën e blerjes dhe vijon deri në datën e përfundimit të garancisë së
produktit.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, blerësi bie dakord të
paguajë shumën e caktuar sipas përzgjedhjes që ka bërë kryesisht, për marrjen e
shërbimit të programeve televizive me pagesë për periudhën e abonimit të
zgjedhur dhe kushteve që ofron paketa e përzgjedhur. Në përfundim të kësaj
periudhe, blerësi mund të kërkojë të rinovojë abonimin, por Digitalb
rezervon të drejtën e ndryshimit të tarifave, në varësi të ndryshimeve të
mundshme ligjore apo ekonomike, politikave të tij dhe ofertave sezonale.
Çdo person fizik apo juridik, pasi ka blerë online nëpërmjet
faqes zyrtare së internetit të Digitalb apo pranë pikës së shitjes përkatëse
aparatin marrës dhe Kartën Smart, kthehet në përdorues të sistemit dixhital
televiziv tokësor dhe satelitor fillimisht duke plotësuar dhe rënë dakord për të
gjitha pikat e kësaj kontrate dhe menjëherë pasi të ketë lidhur aparatin marrës
(përfshirë Kartën Smart) me aparatin televiziv dhe antenën e tij. Për të bërë të
mundur përfitimin e sinjalit televiziv, përdoruesi duhet të blejë online një nga
abonimet e afishuara në faqen zyrtare të Digitalb dhe/ose të blejë në çdo pikë
shitje të autorizuar të këtij të fundit.
Blerësi është plotësisht në dijeni të termave të kushteve të
kësaj kontrate tip dhe deklaron e konfirmon se e ka kuptuar e pranuar me vullnet
të plotë se përdorimi i shërbimit dhe produkteve prej tij duhet bërë në
përputhje me udhëzuesin e aparatit marrës që ndodhet në kutinë e aparatit. Për
të tjera paqartësi mund t’i drejtohet udhëzimeve përkatëse të Digitalb që janë
publike në faqen e Digitalb, dhe/ose me kërkesë të blerësit në numrat e
kontaktit/postës elektronike (e-mail), për sa nuk përcaktohet në këtë kontratë.
6.1 Në rast se Karta Smart humbet,
blerësi duhet të paraqitet në një pikë shitjeje të autorizuar së bashku
me kontratën e blerjes dhe me një dokument identifikimi. Në rast se blerësi
nuk e zotëron kontratën e blerjes, kompensimi i abonimit të mbetur nuk mund të
kryhet. Karta Smart e humbur zëvendësohet kundrejt pagesës së barabartë me
çmimin zyrtar që ka përcaktuar Digitalb, në çastin e reklamimit të humbjes së
Kartës Smart nga blerësi/abonenti.
6.2 Në rast se Karta Smart
dëmtohet, blerësi bie dakord se duhet të njoftojë menjëherë shërbimin e
klientit të Digitalb, ose të drejtohet në pikën e autorizuar të shitjes më të
afërt dhe e zëvendëson atë kundrejt pagesës sipas çmimeve në fuqi të publikuara
të Digitalb në faqen e internetit ose në çdo pikë shitjeje.
6.3 Në rast se Karta Smart rezulton
me defekt, blerësi do të kompensohet me një Kartë Smart të re, pa pagesë,
tek e cila do të ketë dhe abonimin e mbetur.
7.1 Digitalb është i detyruar të njoftojë blerësin
mbi kushtet e përgjithshme: mënyrën e dhënies së shërbimit (afati, çmimi, etj.),
rregullat e aplikuara për kryerjen e pagesave online për blerjen e produkteve të
Digitalb, rregullat e përdorimit të aparatit marrës, të Kartave Smart,
të abonimit dhe lidhjen me aparatin televiziv, si dhe zonën e mbulimit të
shërbimit në fjalë.
Ky informacion jepet në çdo pikë të autorizuar të Digitalb
dhe/ose në format e kontaktit të përcaktuara në faqen e saj në internet.
7.2 Digitalb garanton se do të
ofrojë për blerësin një shërbim cilësor pa ndërprerje, për sa kohë që kjo
do të jetë e mundur teknikisht për të gjithë zonën e mbulimit. Shërbimet mund të
ndërpriten për shkak të forcave madhore, mirëmbajtjes periodike të sistemit,
përmirësimeve/përditësimeve në sistem, si dhe përmirësimeve të cilësisë së
shërbimeve televizive dhe data apo shërbime të tjera të ngjashme me to, për
shkak të ofrimit të një cilësie më të mirë të shërbimit. Megjithatë, në rast të
ndërprerjes së sinjalit apo shërbimit, klienti do të vihet në dijeni për shkaqet
e këtyre ndërprerjeve nëpërmjet njoftimeve zyrtare në kanalet e platformës dhe
në faqen e Digitalb.
7.3 Digitalb detyrohet të shqyrtojë
në një kohë të përshtatshme, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, çdo ankesë
të blerësit, që ka të bëjë me shërbimin e ofruar apo pajisjet e shitura.
Çdo ankesë e tij në lidhje me mungesën e shërbimit të dhënë që në njohuritë e
tij lidhen me Digitalb, do të merret parasysh për shqyrtim nga palët, brenda
periudhës në të cilën abonimi është aktiv.
7.4 Digitalb nuk mban asnjë
përgjegjësi në rast të kalimit të së drejtës së përdorimit të Kartës Smart
nga ana e blerësit tek të tretët, në rast se kjo nuk vetëdeklarohet nga
blerësi te një pikë e autorizuar Digitalb.
7.5 Digitalb nuk mban asnjë
përgjegjësi për dëmet e shkaktuara të blerësit nga përdorimi i marrësit
dixhital.
7.6 Digitalb mund të ndryshojë
përmbajtjen e programeve të tij gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, sipas
politikave dhe programacionit që vendos Digitalb.
7.7 Digitalb njofton blerësin
për shërbimin e rimbushjes së abonimit nëpërmjet e-mail ose kontaktit
telefonik të deklaruar nga vetë blerësi, për procedurën dhe tarifat
përkatëse.
7.8 Rimbushja e abonimit si dhe
blerja e produkteve të Digitalb me anë të kryerjes së pagesës e-commerce (pagesa
me karta nëpërmjet internetit), do të kryhet vetëm dhe në përputhje të plotë me
kushtet dhe termat e përcaktuara në faqen zyrtare të internetit të Digitalb, në
adresën www.digitalb.al.
7.9 Në momentin e nënshkrimit të
kësaj kontrate, blerësi deklaron me vullnet të lirë se pranon
shprehimisht se ka dijeni të plotë mbi të gjitha kushtet dhe afatet e aplikuara
për kryerjen e pagesave e-commerce për blerjen e produkteve të Digitalb apo
rimbushjes së abonimit.
7.10 Blerësi shprehimisht merr
përsipër verifikimin e këtyre kushteve dhe afateve të përcaktuara në adresën
www.digitalb.al në çdo rast të kryerjes së pagesave e-commerce për blerje
produktesh të Digitalb apo rimbushje abonimi. Digitalb nuk mban përgjegjësi në
rast se pagesat e-commerce nuk janë kryer nga blerësi në përputhje me
kushtet e publikuara në adresën zyrtare të Digitalb, www.digitalb.al , për
kryerjen e pagesave e-commerce të blerësit.
7.11 Çdo ankesë e Blerësit për
shërbimet e munguara në kryerjen e pagesave e-commerce, do të shqyrtohet në
përputhje me kushtet e rëna dakord ndërmjet Digitalb dhe Bankës Raiffeisen,
kushte këto për të cilat Blerësi deklaron se ka marrë njohuri në plotë.
8.1 Të përdorë aparatin marrës të
markës Digitalb, Kartat
Smart dhe abonimet
vetëm sipas udhëzimeve të dhëna nga Digitalb dhe udhëzuesit të përdorimit, dhe
të mos kryejë asnjë lloj ndërhyrjeje apo modifikimi që ndikon apo mund të
ndikojë në prishjen apo marrjen e plotë të sinjalit.
8.2 Të përdorë vetëm abonimet e
ofruara nga Digitalb në pikat e saj të autorizuara apo të blera online në bazë
të kushteve të kësaj kontrate.
8.3 Të mos përdorë dhe të mos
lejojë persona të tretë të përdorin shërbimin e ofruar në ambiente publike
(vende që synojnë mbledhjen e publikut) duke përfshirë këtu edhe klube,
restorante, qendra të lotarive sportive, hotele, etj. si këto, përveçse në rast
të një autorizimi apo kontrate të posaçme të dhënë nga Digitalb. Në rast të
kundërt, Digitalb do të ndërpresë në mënyrë të menjëhershme shërbimin.
8.4 Të mos kryejë asnjë lloj
veprimi kopjimi dhe shitje pirate të Kartave Smart si dhe të mos kryejë
tjetërsimin e aparatit marrës.
8.5 Të ruajë dhe të mirëmbajë
dekoderin brenda shtëpisë së tij dhe të mos kryejë asnjë remont apo ndërhyrje
tjetër në aparat.
8.6. Të përdorë antena të
parametrave standard dhe të rekomanduara nga Digitalb. Digitalb nuk mban
përgjegjësi për sinjalin, në rast se antena nuk është vendosur në vendet dhe me
drejtimin e përcaktuar si më sipër, apo kur pas instalimit, pëson ndryshime të
pozicionit.
8.7 Blerësi pranon ta marrë
shërbimin dixhital nga Digitalb, në mënyrën e ofruar prej këtij të fundit në
faqen e tij zyrtare.
8.8 Blerësi pranon kushtet e
shërbimit të rimbushjes së abonimit nëpërmjet blerjes online dhe njoftimit të
tij me anë të e-mail apo SMS-ve, procedurën dhe tarifat përkatëse dhe zgjedh
vetë nëse i përdor ose jo këto të fundit.
8.9 Blerësi merr përsipër të mbrojë
personat nën 18 vjeç që përdorin abonimin e tij, nga përdorimi i programeve që
ofron Digitalb dhe të mos lejojë që personat nën moshën 18 vjeç të kenë akses në
programet e koduara të Digitalb.
8.10 Blerësi bie dakord që Digitalb
mund të kryejë sondazhe në lidhje me llojet e programeve për të cilat blerësi
është i interesuar me qëllim përmirësimin e programeve të Digitalb dhe
plotësimin e kërkesave dhe nevojave të abonentëve.
8.11 Blerësi përfiton të gjitha të
drejtat dhe detyrimet sipas kësaj kontrate, në rast se ai ka blerë një Kartë
Smart me abonim aktiv. Blerësi mund të blejë jo më shumë se 3 (tre) produkte të
të njëjtit lloj brenda një dite.
Digitalb nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se mospërmbushja e
veprimeve të tij ka ardhur si pasojë e një force madhore. Konsiderohen forcë
madhore: lufta (e shpallur ose jo), trazirat, sabotimi, fatkeqësitë natyrore,
tërmetet, shpërthimet, zjarri, embargot tregtare, grevat, aktet e autoriteteve
shqiptare apo të huaja me fuqi ekzekutive, shkeljet e ligjeve nga ana e
autoriteteve shtetërore apo personave të tjerë që ushtrojnë aktivitet në fushën
televizive. Digitalb do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme, edhe në raste
të forcës madhore, që t'u sigurojë shërbim përdoruesve sipas kësaj kontrate.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, blerësi bie dakord dhe
pranon shprehimisht se Digitalb rezervon të drejtën e ndryshimit të një mënyre
të njëanshme të dispozitave të kësaj kontrate në zbatim dhe/ose në përputhje me
ndryshime të mundshme në legjislacionin në fuqi apo për shkak të ndryshimit të
rrethanave ekonomike. Në çdo rast, këto ndryshime nuk do të prekin kushtet
thelbësore të kësaj kontrate. Në raste të tilla, Digitalb duhet të bëjë njoftim
paraprak në faqen e tij para kryerjes së këtyre ndryshimeve. Çdo ndryshim i
kësaj kontrate do të jetë i vlefshëm vetëm me miratimin e Digitalb.
Asnjë informacion nuk do t’i bëhet publik palëve të treta nga
palët, pa miratimin me shkrim të palës tjetër, përveç rastit kur ligji
parashikon ndryshe. Digitalb deklaron dhe garanton se do të mbledhë, mbajë,
përpunojë apo mbajë në ndonjë mënyrë tjetër çdo të dhënë personale lidhur me
abonentët në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për
mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, legjislacionin e
zbatueshëm dhe rregulloret përkatëse si dhe kushtet e kësaj marrëveshjeje. Në
përputhje me nenin 18 të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të
dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, Digitalb njofton blerësin se
mbledh e përpunon të dhënat personale të këtij të fundit, që jepen gjatë lidhjes
së kësaj kontrate në hyrje të saj, për qëllime të identifikimit, statistikës,
apo të komunikimeve të mëvonshme me blerësin, qoftë me postë, qoftë në
formë elektronike, gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, blerësi jep miratimin e
shprehur për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale të tij nga
Digitalb, të specifikuara në këtë kontratë.
Të gjitha të dhënat e kartës së kreditit/debitit apo të dhëna të
tjera financiare nuk kanë asnjë lidhje me Digitalb apo faqen e tij. Këto të
dhëna janë të aksesueshme vetëm nga faqja www.raiffeisen.al. Digitalb nuk mban
asnjë përgjegjësi për të dhënat financiare pasi nuk ka asnjë akses në to.
Në lidhje me të dhënat dhe numrin e telefonit të blerësit, ato
kalojnë nga Digitalb te Korrieri, dhe Digitalb nuk mban asnjë përgjegjësi për
përdorimin e tyre. Me konfirmimin e blerjes, blerësi miraton se këto të
dhëna do i kalojnë korrierit për të bërë të mundur transportin dhe dorëzimin e
porosisë së tij.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, blerësi jep miratimin e
shprehur për transferimin e të dhënave personale të tij nga Digitalb te shërbimi
postar/Korrieri, me qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.
Klikoni këtu për të parë kushtet.
Kjo kontratë i nënshtrohet legjislacionit në fuqi të Republikës
së Shqipërisë. Palët bien dakord që çdo mosmarrëveshje që lind në lidhje me
vlefshmërinë, interpretimin apo zbatimin e marrëveshjes, të zgjidhet në Gjykatën
e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për sa nuk parashikohet në këto terma, zbatohet legjislacioni
shqiptar në fuqi.
Të gjitha pajisjet që janë manipuluar apo të cilave nuk mund t’u
identifikohet numri serial i prodhimit, janë të përjashtuara nga të drejtat dhe
përfitimet e periudhës së garancisë. Garancia e produktit u ofrohet vetëm
blerësve të parë, pra ku është kryer instalimi origjinal i aparatit marrës.
Digitalb nuk mban përgjegjësi në rastin kur abonimi i kërkuar është autorizuar
mbi një Kartë Smart, e cila po përdoret në një marrës dixhital të palicencuar
nga vetë shoqëria Digitalb. Karta Smart është e vlefshme për një periudhë 4
vjeçare që nga çasti i aktivizimit. Karta Smart në çdo rast është në pronësi të
Digitalb. Digitalb ka të drejtë t’i kërkojë blerësit kthimin e Kartës
Smart në çdo çast, duke e kompensuar me një kartë të re. Ankimimet në lidhje me
abonimin do të pranohen brenda një afati kohor prej 48 orësh.
Për të gjitha informacionet e tjera në lidhje me kthimet,
garancinë, zëvendësimet, transportin mund të klikoni këtu. Përpara se të
konfirmoni këtë kontratë, ju duhet të njiheni dhe të pranoni këto të dhëna. Duke
klikuar pranoj, ju deklaroni dhe pranoni shprehimisht se keni marrë dhe keni
kuptuar të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me garancinë,
zëvendësimet, transportin, etj.
Deklaroj nën përgjegjësinë time të plotë se kam mbushur moshën
18 vjeç, dhe se i kam kuptuar tërësisht dhe bie dakord plotësisht me të gjitha
të drejtat dhe përgjegjësitë e sipërpërmendura të kësaj marrëveshje. Deklaroj,
gjithashtu, në vlefshmërinë e të dhënave të plotësuara nga unë vetë në këtë
kontratë si në pjesën “Informacione mbi Klientin” edhe tek “Të dhëna për t’u
plotësuar nga blerësi”.
Për arsye sigurie, në parim, të gjitha produktet e blera do të dorëzohen në adresën e regjistruar në kartën e kreditit që përdoret për blerjen e produktit, ose në adresën që vetë blerësi vendos në çastin e blerjes së produktit.
Blerësi duhet të jetë i pajisur me një kartë krediti bankare dhe/ose me një kartë që lejon blerjet online.
Në çastin e dorëzimit, për blerjet brenda Shqipërisë, blerësi firmos personalisht ose firmos personi të cilit i destinohet produkti dhe në çastin e blerjes
janë vendosur të dhënat e tij. Korrierit, në çastin e dorëzimit, i paraqitet letërnjoftimi ose pasaporta e blerësit ose marrësit të porosisë.
Në rast se blerësi nuk ndodhet në adresën e tij në çastin e dorëzimit të porosisë, korrieri komunikon direkt me blerësin në numrin e tij të kontaktit të
plotësuar në adresën e porosisë.
Menyrat e Transportit :
Ne Shqiperi : Albanian Courier
Jashte Shqiperise : www.ups.com
Pas porosisë së blerësit, Digitalb lëshon një faturë për produktin që do transportojë në adresën e blerësit. Për çdo transport të kryer, blerësit i dërgohet fatura përkatëse bashkë me dërgesën/porosinë (fatura nënkupton informacion mbi produktet e blera, çmimet përkatëse të tyre në lekë dhe në euro, si dhe kostot e transportit).
Hartimi i faturës bëhet sipas porosisë së blerësit në çastin e blerjes.
Nuk mund të aplikohen ndryshime në faturë pas lëshimit të saj.
Shpenzimet për transportin janë në ngarkim të blerësit dhe janë të paraqitura dukshëm gjatë finalizimit të procesit të blerjes, përpara përfundimit të saj.
Produkti i blerë do të dorëzohet me rrugë postare, të përcaktuar nga Digitalb. Transporti do të kryhet brenda datave limit të përcaktuara në procesin e blerjes në ditët: nga e hëna në të premte, me përjashtim të ditëve të pushimit javor dhe pushimet zyrtare në shtetin e origjinës dhe në shtetin e dorëzimit të produktit. Digitalb nuk është përgjegjës për vonesat që shkaktohen nga korrieri/shërbimi postar.
Në çdo rast, përveç forcave madhore, produkti do të dorëzohet tek blerësi brenda një afati 10 ditor (ditë pune) nga data e konfirmimit me e-mail të nisjes së porosisë drejt destinacionit të adresuar nga blerësi.
Digitalb do t’i dërgojë blerësit një e-mail konfirmimi, ku përcakton se produkti është nisur për në adresën përkatëse dhe afatet limit të dorëzimit. Në rast se blerësi nuk konfirmon dorëzimin e produkteve, brenda një afati 30 ditor, produktet do të quhen të dorëzuar dhe Digitalb nuk mban më asnjë përgjegjësi për to.
Produkte e blera në Faqe dorëzohen me paketimin origjinal të Digitalb.
Afatet e dorëzimit
Blerësi krijon shportën e produkteve që dëshiron të blejë në “Online Unit”. Afatet e dorëzimit janë:
Transport Express jashtë Shqipërisë (3-4 ditë pune) - nga çasti i njoftimit se dërgesa është nisur.
Transport brenda në Tiranë - brenda 1 ditë pune.
Transport në qytete të tjera - brenda 2 ditë pune.
Çmimi i transportit përcaktohet nga:
Zona ku dërgohet, Shqipëri apo jashtë saj (Europa ndahet në disa shtete);
Peshës volumetrike/fizike të dërgesës;
Të dhëna për shpërndarjen e dërgesave
Për çdo blerje nevojitet të plotësohet detyrimisht informacioni i kërkuar në faqen e Digitalb në çastin e kryerjes së procedurës së porosisë.
Marrja në dorëzim e produktit/porosisë
Në çastin e dorëzimit të dërgesës nga ana e korrierit, do t’ju kërkohet të firmosni dokumentin e marrjes në dorëzim.
Për dërgesa brenda vendit, dërgesa do t’i dorëzohet vetëm blerësit, të cilit i është destinuar shitja. Blerësi duhet të paraqesë një dokument identifikimi.
Për dërgesa jashtë Shqipërisë, korrieri mban përgjegjësi të plotë për dorëzimin në destinacion të dërgesës. Ju mund të informoheni mbi termat dhe kushtet në faqen zyrtare të shoqërisë së transportit (www.ups.com dhe www.albanian courier.al).
Të ndryshme
Për blerës jashtë territorit të Shqipërisë, Digitalb nuk mban përgjegjësi për detyrime të mundshme doganore, të cilat në çdo rast do të mbulohen nga vetë blerësi në përputhje me legjislacionin në shtetin përkatës. Blerësi duhet të informohet paraprakisht për procedurat doganore në vendin e dorëzimit. Blerësi duhet të informojë dhe të kërkojë paraprakisht Digitalb (në kontaktet e përcaktuara në Faqe) dokumente të veçanta që duhet të shoqërojnë produktin. Çdo dokument që nxirret në vendin e blerësit është përgjegjësi e këtij të fundit.
Specifikimet e produktit:
Produktet janë të certifikuara CE;
Nuk janë të dëmshme për shëndetin;
Mbahen larg nga përdorimi i pakontrolluar nga të miturit;
Të dhëna jo të sakta:
Blerësi mund të rikontaktohet nëse të dhënat personale nuk janë të sakta;
Digitalb nuk mban përgjegjësi për vonesat në dorëzim, në rast se nuk janë regjistruar të dhëna të sakta, për shkak të informacioneve jo të sakta të dhëna nga blerësi apo kur të dhënat s’janë të plota;
Kur sinjali nuk mbulon plotësisht zonën ku përdoret aparati marrës, pavarësisht njoftimit paraprak gjatë procesit të blerjes, blerësi mund ta kthejë aparatin duke njoftuar Digitalb dhe duke e postuar atë brenda 30 ditëve nga data e dorëzimit nga korrieri në adresën e selisë së Digitalb.
Produkti/et që kthehet në Digitalb duhet të jetë i padëmtuar dhe me paketimin origjinal.
Të gjitha shpenzimet/kostot e kthimit të produktit/eve, pavarësisht korrierit të zgjedhur kryesisht nga blerësi, janë në ngarkim të blerësit.
Çdo shpenzim i tij për të kryer kthimin e produkteve pranë Digitalb s’është i rimbursueshëm. Kushtet e kthimit të produktit/eve bazohen vetëm në sa është përcaktuar në këtë format.
Digitalb impenjohet të rimbursojë pagesën te Blerësi brenda 10 ditëve pune nga data e dorëzimit të produktit/eve pranë selisë së Digitalb. Digitalb, nëpërmjet një e-mail njoftues, do të bëjë me dije blerësin për datën e rimbursimit.
Kthimi i produkteve
Këshillohet që për produktet që ktheni, të përdoret një shërbim postar i sigurt, që ka të siguruar produktin.
Të merren masa që blerësi të marrë një numër të produktit të transportuar për të lejuar vënien në dijeni të vendndodhjes së tij. Digitalb nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi për rimbursimin apo për ankesat e blerësit, në rast se nuk e merr produktin e kthyer në destinacion për shkak humbjeje, dëmtimi apo vjedhjeje që nuk vijnë për faj të Digitalb.
Kostot që rimbursohen nga Digitalb
Digitab rimburson kostot e kthimit vetëm në rastet kur dorëzimi i produkteve në destinacion nuk është kryer sipas porosisë së blerësit për faj të Digitalb.
Digitalb garanton origjinalitetin e të gjitha produkteve të tij të blera në Faqe. Produktet janë të gjitha me logon Digitalb.
Kushtet e garancisë - Periudha e garancisë dhe llogaritja e saj
Në parim, periudha e garancisë për produktet (aparat marrës Digitalb) është e shtrirë për një periudhë prej 12 muajsh nga data e blerjes.
Garancia mbulon të gjitha defektet e prodhimit, si dhe ato të ndodhura nga mosfunksionimi i rregullt i aparatit.
Në rastet e sipërpërmendura, që ndodhin përgjatë periudhës së garancisë, aparati riparohet brenda 3 ditësh pune, dhe nëse nuk riparohet, ndërrohet brenda 1 dite pune.
Zëvendësimi i aparatit bëhet vetëm nga Digitalb apo i autorizuari i tij; (në këto afate nuk përfshihen afatet për transportin e produktit në adresën përkatëse).
Garancia e produktit u ofrohet vetëm blerësve të parë, pra ku është kryer instalimi origjinal i aparatit marrës;
Për dëmtime të aparatit marrës gjatë afatit të garancisë, kostot e dërgimit/transportit pranë Digitalb janë në ngarkim të blerësit. Digitalb riparon dhe/apo zëvendëson aparatin marrës dhe mbulon kostot e dërgimit të aparatit pranë blerësit, kompenson në abonim periudhën e humbur nga mosfunksionimi i aparatit marrës.
Raste të veçanta të riparimeve brenda garancisë
Në raste të veçanta mund të pranohen riparime jashtë garancisë si brenda garancisë, kur blerësi paraqet arsye të mjaftueshme pranë Digitalb dhe merr miratimin e saj.
Riparime të veçanta mund të kryhen pas miratimit të DGA edhe në rastet e mëposhtme:
a. Hedhje e software të aparatit në periudha të caktuara dhe ndërrimi i komponentëve të caktuar sipas nevojave të Digitalb.
Përcaktimi i produktit jashtë garancisë
Aparatet marrës do të quhen jashtë garancisë kur periudha e mbulimit nga garancia ka mbaruar;
Aparatet marrëse do të quhen jashtë garancisë në rastet kur në to është ndërhyrë nga persona jo të autorizuar nga Digitalb;
Goditje elektrike;
Luhatjet e tensionit;
Dëmtimet mekanike;
Dëmtime fizike;
Dëmtime nga shkarkimet atmosferike;
Kur nuk shoqërohet me kontratën e shitjes;
Nuk do të kryhen shërbime brenda garancisë, edhe kur produkti është brenda periudhës së mbuluar nga garancia, kur dëmtimi ka ardhur nga faktorët si më poshtë:
Keqpërdorimi, përfshirë dëmtimin nga lëngjet (ujë).
Të gjitha pajisjet që janë manipuluar apo të cilave nuk mund t’u identifikohet numri serial i prodhimit, janë të përjashtuara nga të drejtat dhe përfitimet e periudhës së garancisë.
Dëmet e shkaktuara nga blerësi si rezultat i instalimit jokorrekt dhe jo në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga Digitalb, janë tërësisht nën përgjegjësinë e plotë të blerësit.
Menyrat e Pageses
Blerësi mund të blejë jo më shumë 3 (tre) produkte të të njëjtit lloj brenda 1 (një) dite.
Përpara çdo blerjeje, blerësi duhet të sigurohet se përdorimi i produkteve dhe aksesoreve të tij është i lejueshëm në vendin/pozicionin e përdorimit dhe nëse nga Digitalb ofrohet mbulim me sinjal (nëse është e lejueshme vendosja e antenës satelitore). Informacioni në lidhje me mbulimin me sinjal paraqitet në hartat përkatëse që ndodhen në faqe.
Digitalb garanton origjinalitetin e të gjitha produkteve të tij të blera në Faqe. Produktet janë të gjitha të loguara me markën Digitalb.
Konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale
Asnjë informacion nuk do t’i bëhet publik palëve të treta nga palët, pa miratimin me shkrim të palës tjetër, përveç rastit kur ligji e parashikon ndryshe.
Digitalb deklaron dhe garanton se do të mbledhë, mbajë, përpunojë, apo mbajë në ndonjë mënyrë tjetër çdo të dhënë personale lidhur me abonentët në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë”, legjislacionin e zbatueshëm dhe rregulloret përkatëse si dhe kushtet e përcaktuara në këto terma.
Të gjitha të dhënat e kartës së kreditit/debitit apo të dhëna të tjera financiare nuk kanë asnjë lidhje me Digitalb apo faqen e tij. Këto të dhëna janë të aksesueshme vetëm nga faqja www.raiffeisen.al
Digitalb nuk mban asnjë përgjegjësi për të dhënat financiare, pasi nuk ka asnjë akses në to.
Në lidhje me të dhënat postare dhe numrin e telefonit të blerësit, ato kalojnë nga Digitalb te korrieri, dhe Digitalb nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e tyre. Me konfirmimin e blerjes, blerësi jep miratimin e shprehur që këto të dhëna do t’i kalojnë korrierit për të kryer transportin dhe dorëzimin e porosisë së tij.
Për të parë kushtet klikoni këtu.
Këto parime të përgjithshme rregullohen nga legjislacioni shqiptar në fuqi dhe gjykata kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për sa nuk parashikohet në këto terma, zbatohet legjislacioni shqiptar në fuqi.
Kontaktet
Për asistencë të mëtejshme në blerjet online, ankesa, kërkesa dhe për më shumë informacion, blerësi ose klienti potencial na kontakton në adresën:
në numrin e telefonit fiks 00355 4 238 8051.
Orari: Nga e hëna në të premte
Nga ora 09:00 - 17:00
Blerësi ose klienti potencial mund të kontaktoje në rrugë postare në adresën e selisë:
Digitalb Sh.a
Rruga: Autostrada Tiranë-Durrës km.1, Rr. “Pavarësia”, Nr.39
Kashar, Tiranë, Shqipëri
Sektori i Shitjeve OnlineUnit
Të tjera
Për sa parashikuar në këtë dritare, nevojitet të vlerësohet dhe interpretohet një raport me tërësinë e përcaktimeve të tjera të Faqes.
Digitalb rezervon të drejtën të ndryshojë kryesisht përcaktimet sa më sipër.
Blerësi në çdo blerje duhet të njihet me këto përcaktime dhe në vijim duhet të procedojë me blerjen përkatëse.