Publikohet traileri i “Once Upon a Time in Hollywood”, që rikthen Quentin Tarantino në ekranin e madh pas “The Hateful Eight”. Ngjarjet e filmit ambientohen të Los Anxhelosin e 1969-s dhe rrëfehet historia e Rick Dalton (Leonardo DiCaprio), ish-ylli i një tele-filmi western dhe dublantit të tij historik Cliff Booth (Brad Pitt).

Përveç dy protagonistëve kryesorë, interpretojnë edhe Margot Robbie, në rolin e Sharon Tate, ish-bashkëshortja e regjisorit Roman Polanski, Al Pacino, e shumë aktorë të njohur, si dhe Luke Perry, roli i fundit i aktorit që ndërroi jetë pak javë më parë.

Source: Televizion