“Rakuten TV”, falë bashkëpunimit me “Samsung Electronics”, “LG”, “Philips” e “Hisense” synon të trefishojë praninë në brendësi të tregut europian, duke ofruar aksesin direkt nga telekomanda.

“Rakuten TV” është gati të përhapet në Europë dhe të forcojë praninë e saj në sektorin e shërbimeve streaming në muajt e ardhshëm. Kompania njoftoi bashkëpunimin strategjik me “Samsung Electronics”, “LG”, “Philips” e “Hisense”, për të prodhuar një buton të dedikuar në telekomandat e modeleve të reja të Smart TV, duke nisur prej verës 2019.

Përkrah butonit të “Netflix” e “Prime Video” do të jetë edhe ai i personalizuar i “Rakuten TV”, që do t’u mundësojë shikuesve të lidhen direkt me materialet thjesht me një klik.

“Rakuten TV” ka një katalog të gjerë me filma në 4K HDR, ku nuk mungojnë sukseset e fundit si “A Star Is Born”, “Bohemian Rhapsody”, “Mary Poppins Return”, dhe synon drejt 8K gjatë pjesës së dytë të vitit 2019.

Source: Teknologji